Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, pas takimit me Ministrin për punë dhe politikë sociale z. Dime Spasov, në të cilin prezent ishin edhe kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi bashkë me nënkryetarët, doli me disa propozime në lidhje me rritjen e pagës minimale në nivel të Republikës së Maqedonisë, të angazhohen në punë nëpër kompani të gjithë ata që marrin ndihma sociale dhe nuk punojnë, si dhe angazhimi i personave me aftësi të kufizuara.
Këto propozime në seancën e 85-të të Qeverisë së RM u shqyrtuan dhe u sollën vendime në lidhje me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, ku si prioritet në praktikë do të jetë subvencionimi i punësimit të personave që pranojnë vlerën më të madhe të ndihmës sociale, sepse Qeverija do të subvencionojë 80 % nga vlera e ndihmës sociale, kurse për personat që marrin ndihma sociale mbi 3 vjet, subvencionimi do të jetë vetëm 50%.
Ky ligj do të jetë në interes të punëtorëve, punëdhënësve dhe shtetit, kurse prej tij më shumë dobi do të kenë ato të cilëve më tepër ju duhet punë, shfrytëzuesit e ndihmës sociale.


