OEMVP prezanton produktin e brenduar-Sigurim shëndetësor privat për anëtarët e vet

OEMVP në këtë moment është duke realizuar prezantimin rreth produktit të brenduar – Sigurim shëndetësor privat për anëtarët e vet.
‘OEMVP gjithmonë ka për synim të jetë Odë inovative veçanërisht në këtë kohë pandemie kur rrezikohemi në çdo moment , erdh një moment që t’i bashkojmë forcat me sponsorin gjeneral të Odës UNIQA dhe bashkëpunëtorin dhe anëtarin e Odës WVP Group duke ofruar këtë shërbim. ’’-shprehet z.Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.
OEMVP që nga themelimi i saj ka qenë vazhdimisht sinonim i mbrojtjes së interesave të komunitetit të biznesit në vendin tonë.