Kryetari i OEMVP-së pjesëmarrës në VET Samit 2021
Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha pjesëmarrës në VET Samit 2021, tema e të cilit ishte “Implementimi i sistemit të AAP-së në Kosovë: E ardhmja e AAP-së” , ku qëllimi kryesor i panelit të diskutimit ishte sfidat, rreziqet dhe mundësitë si dhe u diskutua edhe për mësimet e nxjerra nga vendet e përfaqësuara nga diplomatët e tyre dhe shkëmbimi i praktikave më të mira ndërkombëtare.
Nebi Hoxha në fjalimin e tij përcjelli edhe qëndrimin e OEMVP-së lidhur me këtë problematikë. Rritja e standardit të jetesës është një proces i cilli duhet të ndodhë paralelisht me aftësimin e kuadrove në vend, me qëllim të evitohen sa më tepër që është e mundur, skenaret ku fuqia punëtore e jona kërkon punë jashtë vendit tonë. Ajo çfarë vërehet në viset tona është se kemi një mospërputhje mes statistikave zyrtare mbi papunësinë dhe kërkesës për fuqi punëtore në tregun real.