Platforma për dialog publiko-privat, OEMVP e zëshme në qëndrimet e saja

Në kuadër të Platformës për Dialog Publiko-Privat, në takimin e rradhës në qeveri OEMVP shpalosi qëndrimet e saja mbi pika të caktuara aktuale të cilat preokupojnë biznesin dhe ekonominë në përgjithësi.

Përfaqësuesit e OEMVP-së ishin më të zëshëm kur u diskutua mbi taksën ekologjike, duke potencuar se ajo paraqet një barë shtesë për bizneset dhe qytetarët dhe se mund të shkaktojë dëme tjera mbi ekonominë në përgjithsi.

Poashtu OEMVP reagoi edhe mbi mos sjelljen e protokoleve për lejimin e funksionimit të objekteve hotelierike në ambiente të mbyllura.

OEMVP shfrytëzon çdo mundësi për t’i mbrojtur interesat e anëtarësisë dhe biznesit në përgjithsi, duke dëshmuar se veprimtaria e saj është e dedikuar për zhvillim dhe rritje ekonomike të vendit.