Kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha pjesmarrës në “2021 Prespa Forum Dialogue”
Shkup, 01.07.2021
Sot Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha, mori pjesë në “2021 Prespa Forum Dialogue”, me ç’rast u diskutua mbi temën “Rruga drejtë rajonit të ndërlidhur dhe të integruar”.
Ndër tjerash, Hoxha potencoi se duhet filluar nga lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, përforcimi i institucioneve, por gjithashtu edhe vendosja e marëdhënieve të forta profesionale e miqësore midis institucioneve të vendeve në rajon, duke ia shtuar edhe harmonizimin e tarifave doganore ndërmjet vendeve.
Ai shtoi se bashkëpunimi është i nevojshëm për zgjidhje sistematike të problemeve të përbashkëta në vendet respektive të Ballkanit Perëndimor.
OEMVP në çdo rast prezanton kërkesat dhe nevojat e biznesit në vend, duke e dëshmuar titullin si mbrojtësi më i mirë i interesit të ekonomisë vendore.