Konferenca: “Sfidat dhe praktikat e bashkëpunimit mes sektorit civil dhe afarist“

Konferenca: “Sfidat dhe praktikat e bashkëpunimit mes sektorit civil dhe afarist“

SPOZORI GJENERAL

17 Maj 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe  Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ sot në Shkup e organizuan konferencën përfundimtare “Sfidat dhe praktikat e bashkëpunimit mes sektorit civil dhe afarist”.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ përmes bashkëpunimit me sektorin afarist”, të cilin e realizuan Fondacioni ALBIZ dhe OEMVP.

Qëllimi i projektit ishte të kontribuojë për qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes rritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të tyre, për të mobilizuar fonde shtesë për përkrahjen e nevojave të grupeve qëllimore (me fokus të OJQ – ve që punojnë me grupe të margjinalizuara). Projekti u zbatua në periudhën nëntor 2015 – maj 2017.

Fjalë përshëndetëse patën drejtori ekzekutiv i OEMVP-së Fatmir Bytyqi dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit ALBIZ Ilir Idrizi. Ata folën se si lindi ideja e projektit si rezultat i bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve, si dhe promovimin e modelit të përgjegjësisë shoqërore te organizatat tjera dhe opinioni me gjerë. Rezultatet nga projekti i prezantuan Gramoz Shabani, menaxher i projektit dhe Milaim Ameti asistent i projektit.

Me implementimin e këtij projekti, u identifikuan dhe përforcuan kapacitet e OJQ-ve për bashkëpunim me sektorin e biznesit, rritja e të ardhurave të OJQ-ve nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit dhe bashkëpunim i promovuar ndërmjet OJQ-ve dhe sektorin e biznesit në Republikën e Maqedonisë.

Grupet qëllimore të projektit ishin 100 OJQ-të nga Republika e Maqedonisë veriperëndimore të cilat u informuan për përfitimet nga bashkëpunimi i sektorit publik dhe privat, 40 OJQ-të në Maqedoni të cilat  bashkëpunojnë me sektorin e biznesit, ose janë të interesuara për ta çuar përpara gjenerimin e të ardhurave nga sektori privat.

Prioritet ju dha OJQ-ve të vendosura në zonat rurale të cilat punojnë me grupe të margjinalizuara: të rinjtë, gratë dhe grupe shoqërisht dhe ekonomikisht të rrezikuara duke përfshirë 50 kompani të vogla dhe të mesme në grupet qëllimore si homolog të OJQ –ve të përzgjedhura.

Gjithashtu u organizuan edhe 4 trajnime për gjenerimin e të ardhurave nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit dhe u organizuan 7 takime nëpër qytetet e ndryshme me kompanitë për të diskutuar mbi qëndrueshmërinë financiare të OJQ-ve.

Në kuadër të projektit u përgatit edhe e një doracak dhe broshurë për rritjen e bashkëpunimit të OJQ-ve me sektorin e biznesit dhe 2 dokumente mbi politikat për gjenerimin e të ardhurave të OJQ-ve në bashkëpunim me biznesin, duke bërë edhe miratimin e një strategjie të OJQ – ve për bashkëpunim.

Fjalë përshëndetëse në konferencë pati edhe Nikolla Bertolini, udhëheqës i Sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në Shkup, Aleksandar Nikollov nga Këshilli Nacional për Përgjegjësi Shoqërore dhe Sait Saiti nga Kryqi i Kuq i RM-së i cili foli për bashkëpunimin e kësaj organizate me kompanitë private.

Projekti është financuar  nga ana e Delegacionit të BE në RM.

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA