Pjesëmarrje e kryetarit z. Nebi Hoxha në B2B biznes forumin në Kazakistan
Në kuadër të B2B Biznes Forumit që u relizua në qytetin Almati në Kazakistan nën organizim të Ambasadës së RMV-së në Republikën e Kazakistanit, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha bashkë me të ftuar tjerë nga sektori i biznesit dhe përfaqësues të lartë qeveritar.
Qëllimi i këtij biznes forumi ishte krijimi i një ambienti të përshtatshëm për bashkëpunim mes bizneseve të të dyja vendeve, shkëmbim të përvojave dhe ideve, që njëkohësisht do të ndikonte në zhvillimin e ekonomisë në vend.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon fuqishëm të përkrah aktivitetet të cilat motivojnë kompanitë për tu inkuadruar në tregje të reja.