Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Zhvillohet takim ndërmjet Kryetarit të OEMVP, z. Qyra, dhe Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, z. Demiri

Zhvillohet takim ndërmjet Kryetarit të OEMVP, z. Qyra, dhe Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, z. Demiri

Zhvillohet takim ndërmjet Kryetarit të OEMVP, z. Qyra, dhe Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, z. Demiri

06.09.2024, Shkup – Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) u realizua takim ndërmjet kryetarit të OEMVP, z. Qyra, dhe Drejtorit  të Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, z. Muamet Demiri. Ky takim kishte për qëllim eksplorimin e mundësive për një bashkëpunim të thelluar ndërmjet sektorit ekonomik dhe atij të shëndetit publik, me fokus në ndikimin që ky ndërveprim mund të ketë në përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenien e përgjithshme të punonjësve.

Gjatë bisedës, z. Demiri theksoi gatishmërinë e tij për të intensifikuar bashkëpunimin ndërsektorial, duke propozuar iniciativa që synojnë përmirësimin e performancës së kompanive anëtare të OEMVP-së, si dhe avancimin e standardeve të shëndetit publik në nivel kombëtar. Ai nënvizoi se një partneritet i tillë do të mundësonte zbatimin e politikave të përbashkëta që do të kishin një ndikim pozitiv në rritjen e produktivitetit dhe ruajtjen e shëndetit të popullatës së punës.

Nga ana e tij, z. Qyra shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të OEMVP-së për të ofruar mbështetje të qëndrueshme për kompanitë anëtare. Ai potencoi se bashkëpunimi me Qendrën për Shëndet Publik është një mundësi strategjike për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies së punonjësve, si dhe për të adresuar çështjet e rëndësishme që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. Z. Qyra shtoi se Oda do të jetë gjithnjë e gatshme të kontribuojë në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive dhe programeve që synojnë krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe produktiv.

2