29.04.2016 – Në Mars të këtij viti, një delegacion i antarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) mori pjesë në një mision ekonomik në Republikën e Shqipërisë, qëllimi kryesor i të cilit ishte krijimi dhe thellimi i bashkëpunimit institucional mes dy vendeve, sidomos në aspektin e biznesbërjes dhe investimeve të ndërsjellta.
OEMVP, duke reflektuar mbi diskutimet e bëra përgjatë takimeve dhe vështirësitë që has anëtarësia e saj gjatë zhvillimit të veprimtarisë në këtë shtet fqinj, ndërmori iniciativë për ndryshim të rregullativës ligjore të Repubikës së Shqipërisë me çrast kërkoi zgjidhjen e dy problemeve konkrete: abrogimin e urdhërit të Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë, me të cilin përjashtohen nga detyrimet e importit, karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare që kryejnë transport ndërkombëtarë nëpër zonën kufitare të Republikës së Shqipërisë, vetëm për sasinë deri në 200 litra për çdo udhëtim; si dhe rimbursim të TVSH-së për furnizimin me karburante nga ana e subjekteve të huaja tregtare, të cilët tranzitojnë nëpër zonën kufitare të Republikës së Shqipërisë.
Kërkesat e OEMVP-së morrën trajtim të denjë dhe prioritar nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, të përfaqësuar nga z-nja Milva Ekonomi, gjë që dëshmohet përmes letrës së falenderimit në të cilën shkruhet qartë se shqetsimet tona janë adresuar në mënyrë adekuate dhe se të njejtave do tu jepet vlerësim maksimal ashtu që të arrihet deri në zgjidhjen e tyre, me çka do të kontribuohet në zhvillimin e mirëfilltë afaristë mes shteteve tona.




