Iseni: Qeveria duhet të fokusohet në plane afat mesme të luftës kundër recesionit ekonomik

Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në intervistë për Portalb.mk thotë se bizneset, kërkesa për shërbime dhe produktet specifike të caktuara kanë rënë, në kohën e pandemisë. Kjo e rëndon edhe më tepër klimen e biznesit dhe aktivitetin ekonomik vendor. Shteti duhet të luaj rol të mbrojtësit të ekonomisë nëpërmjet përpilimit të masave konform nevojave esenciale të sektorit të biznesit. Duhet të kalkulohet mirë çdo vendim i marrë nga shteti. Çdo gjë duhet mirë të ekuilibrohet. Sipas tij, Bizneset mikro dhe të vogla anëtare të OEMVP-së kërkojnë lehtësime të masave të lëvizjes së lirë në proporcion me zhvillimin pozitiv të lakores së pandemisë. Dhe se Qeveria duhet të fokusohet në plane afat mesme të luftës kundër recesionit ekonomik, në ruajtjen e vendeve të punës, dhe se duhet të krijohet program ekonomik, për t’i bërë ballë krizës ekonomike, që shkakton pandemia.
Për më tepër në linkun e mëposhtëm:

Iseni: Qeveria duhet të fokusohet në plane afat mesme të luftës kundër recesionit ekonomik