Të nderuar anëtarë të OEMVP-së,
Ju njoftojmë se OEMVP si institucion i cili mbron interesat e biznesit dhe të anëtarësisë së saj, ka dorëzuar ankesë tek gjykata kushtetuese për ligjin për solidaritet, duke qenë se i njejti është kundërkushtetues, destimulues dhe jo parimor.
Vlerësimet tona janë që në këtë rast do të shpërfaqet shteti i së drejtës duke dëshmuar që ky vend është i përshtatshëm për të bërë biznes, dhe se siguria juridike është në nivel më të lartë nga se janë përshtypjet në përgjithësi.
OEMVP vazhdon të nxit zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit, si dhe të stimulojë luftën kundër ekonomisë gri si parakusht për krijim të ambientit të përshtatshëm të të bërit biznes.






