FORUM NË TEMË: MEKANIZMAT PËR ELIMINIMIN E EKONOMISË JOFORMALE, IMPLEMENTIMI DHE REZULTATET E PRITURA
Në drejtim të kyçjes aktive të komunitetit të biznesit në politikat ekonomike strategjike dhe në rregullativën ligjore, Projekti i USAID “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste”, i cili implementohet nga katër partnerët kryesorë: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Lidhja e Odave Ekonomike, Oda Ekonomike e Maqedonisë, dhe Oda Ekonomike e Teknologjisë Informatike dhe të Komunikimit – MASIT, organizon Forum në temë: “Mekanizmat për eliminimin e ekonomisë joformale, implementimi dhe rezultatet e pritura”.
Qëllimi i këtij eventi është që t’i përfshijë të gjitha palët relevante në procesin e reduktimit të ekonomisë joformale dhe diskutim për identifikimin e propozimeve, mënyrave dhe mekanizmave me të cilat do të reduktohet ekonomia joformale dhe të krijon ambient të volitshëm afarist për kompanitë.
Comments are closed.