Forum me temë: “Sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore në kohën moderne”
Në drejtim të përmirësimit dhe implementimit më të lehtë të ligjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekti i USAID-it „Partneritet për rregullativë më të mirë afariste“, së bashku me katër partnerët kryesorë: Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e odave ekonomike dhe Odën ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit (MASIT), dhe EPI Centar Internacional, organizuan forum me temë: Sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore në kohën moderne, në Shkup. Pjesëmarrës në këtë forum ishin edhe zv. Kryeministri për çështje ekonomike, z. Koço Angjushev, përfaqësues të USAID Maqedonia e Veriut, profesorë si dhe kompani të shumta.
U diskutuan tendencat për marrëdhëniet e punës që japin motiv për punëtorët që të qëndrojnë në shtet, rregullimin ligjor dhe mënyrën se si ne qëndrojmë, cilat janë obligimet tona për t’u anëtarësuar me BE? Cilat janë rregullat ligjore të BE-së që do të pasqyrohen në legjislacionin tonë?
Në pjesën e dytë të forumit u prezantua analizë krahasuese me vendet e zhvilluara fqinje në lidhje me çështjet e mbajtjes së fuqisë punëtore në vend dhe cilat masa duhen të ndërmerren në këtë drejtim.