OEMVP nënshkruan memorandum me MASIT

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Odën ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit.

Bashëpunimi shumëvjeçar i frytshëm mes këtyre dy odave ekonomike, tani formalizohet me qëllim që i njejti të forcohet dhe të zhvillohet në drejtim të intensifikimit të tij në të ardhmen. Dy odat do të organizojnë aktivitete të përbashkëta ku përfshihen: organizimin e ngjarjeve, rrjetëzimin e kompanive, ngritjen e vetëdijes publike për pyetje të ndryshme lidhur me biznesin si dhe përgaditjen e strategjive për proceset kyçe në ekonominë e vendit.

Qëllimi përfundimtar është që të më fuqishëm zëri i biznesit dhe në mënyrë aktive të veprohet në drejtim të krijimit të klimës më të volitshme të të kryerit dhe fillimit të biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.