OEMVP-mbahet mbledhja e I-rë e Këshillit Drejtues
05.12.2019-Sot në hapësirat e Double Tree by Hilton-Shkup u mbajt Mbledhja e I-rë e Këshillit Drejtues. Në këtë Këshill u diskutua për çështjet operative të cilat ishin në rendin e ditës, duke filluar nga: Rregullorja e punës së anëtarëve të Këshillit Drejtues, Vizioni i punës së OEMVP-së gjatë mandatit katër vjeçar si dhe u prezantua përmbledhja e aktiviteteve të shumta që janë realizuar gjatë 4 viteve të kaluara, raporti për eventin TOP100 dhe pika tjera të ndryshme.
Oda Ekonomike gjithmonë përkrahë bizneset,pamarrparasysh sferën e tyre, ndërsa në veçanti kontribon për ato të udhëhequra nga gratë afariste. Në këtë mbledhje u diskutua rreth Grupacionit të Grave afariste dhe rëndësinë e tyre, numrit simbolik të këtyre bizneseve dhe dinamikën e cila ka filluar kohës së fundit.