Ekonomia e Maqedonisë, çka më tutje?
12.09.2017 – Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha sot priti në takim delegacionin holandez të kryesuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vendin tonë W.Wouter Plomp.
OEMVP vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ndër temat kryesore që u diskutuan ishin turizmi, bujqësia dhe investimet në përgjithësi. Gjithashtu si lëmi tjetër për të cilën u bisedua ishin investimet e huaja dhe kyçja e kompanive vendore në realizimin e këtyre investimeve, si dhe bashkëpunimi në fushën e ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimit të përvojës.
Ambasadori i Holandës W.Wouter Plomp, tha se në bashkëpunimin me Maqedoninë, Holanda në qendër të interesit gjithmonë ka ekonominë. Ai tha se për holandezët Maqedonia ngelet një destinacion i dëshirueshëm për ta vizituar.
Ambasadori Plomp njoftoi të pranishmit rreth punës së ambasadës në përgjithësi, por edhe në drejtim të tërheqjes së investimeve, organizimit të forumeve dhe tryezave ekonomike si dhe funksionimit të sistemit holandez, duke theksuar që shkëmbimi i përvojave do të rezultojë shumë i dobishëm në procesin e përmirësimit të sistemit tonë.