Drejtori ekzekutiv i OEMVP, z. Durim Zeqiri pjesëmarrës në Konferencën Rajonale të ESG në WB6
20.03.2025, Prishtinë – Drejtori Ekzekutiv i OEMVP, z. Durim Zeqiri, ishte i ftuar si panelist në Konferencën Rajonale ESG WB6, e organizuar në kuadër të projektit për promovimin e praktikave të ESG (mjedis, shoqëri, qeverisje) nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe partnerët e tjerë.
Z. Zeqiri ishte pjesëmarrës në panelin e parë të diskutimit me temë “Bashkëpunim rajonal për ESG – Forcimi i përpjekjeve ndërkufitare”. Ai theksoi implementimin e standardeve të larta dhe shkëmbimin e praktikave të mira mes vendeve të rajonit, duke e cilësuar si hap kyç për krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm biznesor dhe për të ndihmuar kompanitë në përshtatjen me kërkesat ndërkombëtare për qeverisje të mirë, përgjegjësi sociale dhe mbrojtje të mjedisit. Gjithashtu, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, me çka do të kontribuohet në forcimin e konkurueshmërisë së kompanive.
Sa i përket kërkesës së kahmotshme të OEMVP për uljen e kontributeve, z. Zekiri potencoi se Mali i Zi veçmë e ka implementuar këtë, politikë që do të mundësoje stabilitet të tregut të punës, preventim të largimit të fuqisë punëtore, rritje të produktivitetit, si dhe zhvillim të ekonomisë në përgjithësi.
Sa i përket politikave ligjore, z. Zekiri potencoi rëndësinë e një kornize ligjore adekuate dhe të hapur, pa u shtrënguar kompanitë shumë nga ligjet, në mënyrë që të krijohet një ambient më i favorshëm për bizneset vendore. Gjithashtu, shtoi se korniza ligjore nuk duhet të përfshijë vetëm ligje të shkruara, por edhe praktika dhe politika që mund të ndihmojnë në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e biznesit.
Pjesëmarrës në panelin e dytë të diskutimit me temë: ESG në praktikë dhe Implementimi i bizneseve ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë anëtare Alpak Eko, z. Fatmir Ejub.
Kjo ngjarje percolli mesazh të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe krijimit të një ambienti më të qëndrueshëm për zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë.