Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mirëpriti një delgacioni nga Izmiri i Turqisë, gjegjësisht anëtarë dhe udhëheqësinë e Odës Ekonomike të IZIADIT.
IZIAD është një Odë Ekonomike e themeluar në vitin 1994 dhe numëron mbi 800 anëtarë dhe veçohet për atë që ju jep rol të veçantë bizneseve të udhëhequra nga gratë.
Vizitën e parë që realizojmë në Maqedoni, vendosëm ta realizojmë te Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe sigurisht urojmë që bashkëpunimi i parë mes kompanive tona anëtare dhe ato që numëron OEMVP, të del si fryt i këtij takimi të – theksoi Muzafer Shen, Kryetari i Bordit Drejtues të IZIAD-it.
Delegacioni përbëhej nga: Muzafer Shen, Kryetar i IZIAD-it, Shemshetin Çiftxhi, Sekretar Odës Ekonomike të IZIAD-it, Xhumhur Gyl, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të këpucëve në Turqi, Mehmet Hazbatoz, prodhues i çantave, këpucëve dhe veshjeve, Tahsin Çolak – përfaqësues i TUSKON-it në Maqedoni, Mehmet Partal, prodhues i maqinerisë së rëndë, Javuz Avxhi, prodhimtari e frutave të thata, Resul Seçilmish, çiftlik me peshq, Mehmet Bakir, Eksport të ushqimeve, Inall Ozturkut, prodhues i paneleve dhe kolektorëve solarë dhe gaz të ngjeshur.
OEMVP i takoi me profile të ngjashme me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe inicimit të bashkëpunimit në të ardhmen.
Delegacionin e prit Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Nebi Hoxha.





