Dauti Komerc dhe Gemak fituese të çmimeve për përgjegjësi shoqërore
Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinativ Nacional për përgjegjësi shoqërore të sipërmarrjeve ndau në mënyrë solemne çmimet nacionale për përgjegjësi shoqërore për vitin 2014
Gjithsej 34 sipërmarrje konkurruan me gjithsej 50 projekte, prej të cilave 10 kompani të vogla dhe të mesme me nga 13 projekte dhe 24 kompani të mëdha me nga 37 projekte në kategori të ndryshme të përgjegjësisë shoqërore. Numri më i madh i kompanive konkuruan në kategorinë ”Investime në shoqëri”, me çka vërehet se numri i madh i kompanive janë nga Shkupi.
Kompanitë anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Dauti Komerc dhe Gemak Trejd, të cilat në kontinuitet kanë dëshmuar përgjegjësinë e tyre ndaj shoqërisë në forma të ndryshme dolën fituese të çmimit nacional në Kategorinë ‘Investime në shoqëri” për projektin ”Fondacioni Dauti” dhe Gemak në kategorinë ”Sjellje me të punësuarit” me projektin ”Kujdes për të punësuarit” nga kategoritë për kompanitë e mëdha.
Qëllimi i ndarjes së Çmimit Nacional është të promovohen praktikat përgjegjëse shoqërore dhe të inspirohen dhe më tutje avancimi dhe ngritja e përgjegjësisë shoqërore te kompanitë në Maqedoni. Koncepti i përgjegjësisë shoqërore për këto tetë vitet e fundit është bërë pjesë përbërëse e punës së subjekteve afariste në vend dhe numri i kompanive që aplikojnë praktika përgjegjëse është në rritje – theksuan nga Ministria e Ekonomisë.
Comments are closed.