Dauti Komerc dhe Pofix nderohen me çmimin “SuperBrands”
22 Dhjetor 2016 – Superbrands mbrëmë shpalli fituesit e çmimeve për vitin 2015 dhe 2016. “SuperBrand” është bërë tashmë një konkurs i njohur në të gjithë globin, ku sigurisht nderohen kompanitë më të mira dhe markat më të suksesshme. Kjo organizatë ndërkombëtare për herë të parë në Maqedoni për brand më të mirë zgjedhi kompanitë në vitin 2009 dhe prej atëherë vazhdon të theksojë karakteristikat kryesore që çdo brend duhet të kultivojë.
Procesi i zgjedhjes është garantuar nga këshilli i pavarur dhe vullnetar i ekspertëve, që me njohurinë e tyre të thellë të tregut garantojnë profesionalizmin dhe paanshmërinë e procesit. Duke u bazuar në përvojën e deritanishme të Superbrands në botë, këto rezultate do të rrisin vlerësimin kombëtar dhe ndërkombëtar të brandeve të përzgjedhura.
Përfaqësuesi i Superbrands, Zoran Sazdovski tha se “me faktin që kompanitë mbajnë shenjën e Superbrands, blerësit në tregun vendor dhe të huaj kanë më shumë besim dhe produktet e tyre e kanë më lehtë të fitojnë tregjet e reja”.
Çmimet për Superbrand të vitit u ndanë për kompanitë: Fast Food „7 – shja“, „Anhoch“, „Backstage“, „City Radio“, për kompaninë „Dauti Komerc“ nga Shkupi, „Duki&Daso“, „Duna Computers“, „Eurofarm“, „Еurolink“, „Кapital“, „Banka Komerciale“, „Кruna МS“, „Lubojna“, „Pliva“, kompaninë „Pofix“ nga Tetova, „Propoint“, „Prospera“, „Semos“, „Panairi i Shkupit“, „Soleta“, „Specijal”, „Tea Moderna“, „Теlekom“, „Тransmet“, “UTSM”, „Zhikol“ dhe „Zhitо“.
Comments are closed.