Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Trajnim për standardizim

Trajnim për standardizim

SL742782_1_195399503

Qëllimi i këtij trajnimi është njohja me kërkesat, principet e Standardeve dhe rregullat e tyre për zhvillim dhe standardizim nëpër ndërmarrje.

Procesi i dedikohej udhëheqësve të institucioneve, kompanive, organizatave shtetërore apo private dhe të punësuarve shtetërorë apo privat, për aktivitetet e tyre personale apo organizative.

Në këtë tëmë ligjëroi eksperti i kesaj lëmie, prof.Eshija Shehabi.

-Implementimi dhe përgatitja për Çertifikatë,

-Zhvillimi i vazhdueshëm dhe përmirësimi i Standardeve,

-Proçesin praktik në lidhje me veprimtarinë e ndërmarrjes dhe standardit, etj.

Me  këtë rast u bë njohja për standardet në ndërrmarrje,  paraqitet rëndësia e standardeve në bazë të rregullave vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë  standardet më të rëndësishme si:

ISO9001, Quality Management System / Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë,

ISO14001, Environmental Management System / Sistemet e Menaxhimit Mjedisor,

OHSAS 18001 Occupational Health & Safety / Shëndet dhe siguri në punë,

ISO27001 IFSM / Sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit.

ISO22000/HACCP/GLOBALGAP/IFS/HALLALL/ Quality and Food safety / Cilësia dhe siguria e ushqimit. 

CE mark, Inspection and quality control / Marka CE, Inspektimi dhe kontrolli i cilësisë, 

Business Development and Business Plan / Zhvillimi dhe Plani i Biznesit,

Academy – Professional Training / Akademia Trajnimi profesional.

Pjesëmarrësit u njoftuan me:

-Zbatimin e standardeve lidhur me Sistemin e Menaxhimit,

-Rolin dhe përgjegjësinë e menaxherit në lidhje me standardet,

-Mbledhja objekteve e të dhënave dhe analiza e tyre,

-Implementimi dhe përgatitja e Çertifikatës,

-Zhvillimin i vazhdueshëm dhe përmirësimi i Standardeve,

-Proçesin praktik në lidhje me veprimtarinë e ndërmarrjes dhe standardit, etj

Të pranishmit, u ndanë mjaft të kënaqëshëm, duke cilësuar se rreth kësaj teme kishin njohje më pak dhe se ishte mjaft e dobishme për ta.