Home / Lajmet / Lajmet e fundit / U mbajt mbledhja e tretë e Këshilli Drejtues dhe Mbikqyrës

U mbajt mbledhja e tretë e Këshilli Drejtues dhe Mbikqyrës

IMG_6378_328685928

Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës ishin Kryetari i OEMVP-së, z.Menderes Kuçi, njëkohësisht edhe kryesues i mbledhjeve të Këshillit, kjo e fundit e përcaktuar me Statutin e OEMVP-së, nënkryetarët z.Nazmi Ejupi dhe z.Nagip Fejzi, anëtarë të Këshillit Drejtues, z.Nuhi Aliu, z.Kasam Zendeli, z.Arben Aburamani, znja.Elita Masha, z.Nebi Hoxha, ndërsa nga Këshilli Mbikqyrës të pranishëm ishin z.Fillor Mersimi, z.Rexhail Mustafi, z.Xhemail Ramadani dhe z.Xhemail Dauti në veçorinë e Kryetarit të Kuvendit.

Pikat e rendit të ditës ishin vendosur si vijon:

1.Shqyrtimi dhe përcaktimi i datës së Kuvendit zgjedhor të OEMVP-së;

2.Të ndryshme;

Në kuadër të pikës së parë u diskutua data e mbajtjes së Kuvendit, shqyrtimi i Listës së Kuvendarëve, gjegjësisht përfshierja e të gjithë anëtarësisë duke respektuar të gjitha parimet me të cilat OEMVP punon dhe vepron, pra përfaqësim gjeografik, sipas veprimtarive dhe kontributit e dhënë si anëtar i joni. 

Kuvendi i OEMVP-së pritet të mbahet së shpejti, me rast të skadimit të mandatit të Kryetarit të OEMVP-së, anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës dhe periudhës katërvjeçare të paraparë me Statutin aktual të OEMVP-së.

Në kuadër të pikës së dytë u diskutuan kriteret të cilat duhet t’i përmbajë shpallja publike e cila do të shpallet ditëve në vazhdim, për plotësimin e vendit të Kryetarit të OEMVP-së, kush do të vlerësojë aplikimet e pranuara dhe sa u përcaktua limiti kohor i zgjedhjes së kësaj procedure.

 Në kuadër të kësaj nga Këshilli Drejtues aktual u morr vendim që të formohet Komsion i cili do të vlerësoje ligjërisht dhe sipas kushteve të shpalljes aplikimet për Kryetar të OEMVP-së, të cilat më vonë do t’i elabrojë para Këshillit dhe Kuvendit më gjërë, me qëllim që zgjedhja të jetë në pajtim me normat demokratike, ligjore dhe statutare të OEMVP-së.

Si rrjedhojë e këtij procesi zgjedhor, mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës priten të jenë më të shpeshta në periudhën e ardhshme.