Ky projekt zgjat tashmë tre vjet e gjysëm dhe është paraparë të zbatohet në 36 komuna në katër rajone të vendit, edhe atë në atë lindor, juglindor, të Vardarit dhe verilindor. Për më shumë se 300 mikrondërmarrje ofrohet trajnim falas dhe asistencë e përditshme gjatë pjesëmarrjes në tendere.
Mikrondërmarrjet kanë mundësi të kërkojnë ndihmë apo mbështetje rreth procedurës të aplikimit për furnizim publik nëpërmjet dy qendrave për mbështjetje (në Shtip dhe Veles), me anë të telefonit në njërën prej qendrave, nëpërmjet ekipit mobil të asistentëve që shkojnë në zyrën e ndërmarrjes etj.
Nga ana tjetër organet kontraktuese nga rajonet e përfshira, janë të furnizuara me rekomandime për të ndërmarrë masa konkrete për lehtësim të qasjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mikrondërmarrjeve në furnizimet publike, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Europian.
Ky projekt zbatohet nga Qendra për komunikime qytetare nga Shkupi në partneritet me EHO nga Shtipi dhe me fondacionin Fokus nga Velesi.
Puntori të ngjajshme do vazhdojnë të mbahen nëpër tërë rajonin e Pollogut dhe Pellagonisë dhe jugperëndimor me qëllim që të informohen përfaqësuesit e mikrondërmarrjeve apo sipërmarrësit si të aplikojnë për tender, procedurën e aplikimit, plotësimin e dokumentacionit dhe gjithçka që ka të bëjë me furnizimet publike.
I pranishëm në puntori ishte dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z.Menderes Kuçi, duke qenë se OEMVP-ja vazhdimisht u jep përkrahje organizimeve të këtilla dhe gjithçka që është në interes të kompanive anëtare të OEMVP-së.



