Në këtë takim prezent ishin përfaqësues nga ZHEL-at e komunave rajonale të Pollogut, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, GIZ SDC-RED,USAID-projekti për zgjerim të bizneseve te vogla, ESA Tetovë, Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, si dhe anëtari i Këshillit mbykqirës në OEMVP Ramadan Vejseli pronar i Mullirit “Balkan” i ftuar në cilësin e afaristit i suksesshëm i ardhur nga Disapora.
Ku z. Ramadan Vejseli tregoi për eksperiencën dhe motivacionin e tij për investim në vendlindje, ku ceku që nisma e këtij projekti të jetë më i suksesshëm dhe të kemi rezultate konkrete në sferën e investimeve nga Diaspora është e nevojshme që të njëjtët të njoftohen për të gjitha lehtësimet që ofrohen nga komunat dhe veti shteti, pengesat si dhe përvojat nga investitorët që kanë ardhur nga diaspora dhe që veprojnë në rajon.
Në pjesën e dytë të takimit u diskutua reth organizimit të evenimentit “ DITA e DIASPORËS” e cila planifikohet të mbahet në javën e fundit të muajit korrik.


