Home / Lajmet / Njoftime / OEMVP realizoi takim në Ambasadën e Katarit

OEMVP realizoi takim në Ambasadën e Katarit

  Temat kryesore të cilat u diskutuan në këtë takim ishin: energjetika, bujqësia, ndërtimtaria dhe turizmi.

  Fillimisht kryetari i OEMVP-së Menderes Kuçi, prezentoi punën e Odës dhe siguroi për bashkëpunim të ndërsjelltë  në mes kompanive anëtare të Odës dhe kompanive nga Katari për investime të përbashkëta.

  Energjetika u shqyrtua si mundësi e investimeve konkrete, veçanërisht në sektorin e hidroenergjetikës dhe energjisë eulike (të erës). Delegacioni nga Katari shprehu  interesim  për sektorin e ndërtimtarisë në Maqedoni. Gjithashtu, shprehën gadishmëri për një hulumtim rreth ekzistimit të naftës në Maqedoni.

  Interes të posaçëm iu kushtua edhe sferes së bujqësisë dhe veçanërisht sigurimin e  pronës së tokës dhe realizimin e  investimeve konkrete në bujqësi.

  Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u sigurua se do të kenë mbështetje për sigurimin e  kushteve sa më të mira investitorëve potencial në këtë sektor, duke shfrytëzuar gadishmërinë e investimeve të përbashkëta në mes kompanive potenciale nga Katari dhe kompanive anëtare të Odës.

  Poashtu, një sektor tjetër interesant është edhe sektori i turizmit ku delegacioni nga Oda i njoftoi për një potencial të mirëfilltë për investime në Kodrën e  Diellit, duke mos anashkaluar edhe turizmin veror.