Home / Lajmet / Njoftime / Takim me përfaqësues të Bankës Botërore

Takim me përfaqësues të Bankës Botërore

  Kryetari i OEMVP-së z. Menderes Kuçi realizoi takim me një delegacion nga Banka Botërore në Republikën e Maqedonisë.

  Qëllimi i takimit ishte që delegacioni nga Banka Botërore nga afër të njihej me problematikat dhe nevojat konkrete të biznesit në Maqedoni, të cilat më pas do inkorporohen në propozim Projektin  për zhvillimin e aftësive dhe inovacioneve. Projekti do ketë për qëllim forcimin e cilësisë dhe rëndësinë e arsimit terciar dhe teknik profesional për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të tregut të punës dhe të përmirësojë kapacitetet inovative të ndërmarrjeve përmes qasjes më të mirë në shkathtësitë, njohuritë, financa dhe teknologji.

  Delegacioni u interesua poashtu edhe për shfrytëzimin e shërbimeve të cilat ofrohen nga agjencione të ndryshme shtetërore për biznesin real dhe efektet eventuale të tyre.

  Në fund të takimit të dyja delegacionet u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë edhe në të ardhmen në sfera  me interes të përbashkët për të dyja palët.