Home / Lajmet / Njoftime / Delegacion biznesi nga Turqia

Delegacion biznesi nga Turqia

  Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit me kompanitë nga Turqia. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, z. Menderes Kuçi, i cili në fjalimin e tij theksoi se bizneseve turke do t’u jepet mbështetje nga OEMVP për investime në Maqedoni, duke iu referuar edhe nevojës për investim të përbashkët.  

  Gjithashtu, kryetari i OEMVP-së tha se përvoja turke, si dhe tregu i fituar nga ana e bizneseve turke në Europë dhe më gjerë, do të jetë shumë e dobishme për bizneset vendase, kurse nga ana tjetër burimet e vendit tonë dhe lehtësimet tatimore që i premton Republika e Maqedonisë për investitorët e huaj në zonën e lirë në Tetovë, janë kushte që nxisin interes tek kompanitë turke dhe kompanitë tjera, të cilët duan të lidhen dhe njëherit të bëjnë investime të përbashkëta kapitale në vendin tonë.