Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP pjesëmarrëse në Forumin e biznesit Kazakistan – Maqedoni e Veriut

OEMVP pjesëmarrëse në Forumin e biznesit Kazakistan – Maqedoni e Veriut

OEMVP pjesëmarrëse në Forumin e biznesit Kazakistan – Maqedoni e Veriut

U.d. Kryetari i OEMVP-së, z. Nuhi Aliu së bashku me Drejtorin Ekzekutiv, z. Durim Zeqiri dhe Kryetarin e Nderit, z. Xhemail Dauti, morën pjesë në forumin e biznesit të organizuar nga Ambasada e Kazakistanit, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Qendrën për Zhvillimin e Politikave Tregtare SHA QazTrade.

Në këtë ngjarje përveç përfaqësuesve të lartë shtetëror nga të dyja vendet, morën pjesë edhe kompani anëtare të OEMVP-së, përfshirë Dauti Komerc, Bis Oil, Multipark Izairi dhe EVN, duke dëshmuar angazhimin aktiv të komunitetit të biznesit në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe zhvillimin e tregjeve të reja.

Përveç takimeve B2B mes kompanive të RMV dhe të Kazakistanit, forumi ka për qëllim të ngrit tregtinë bilaterale dhe të identifikohen fusha konkrete për bashkëpunim.

Bashkëpunimi i OEMVP me partnerë ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një prioritet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset.