Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP pjesë e Forumit të Biznesit Austri – Maqedonia e Veriut në Vjenë

OEMVP pjesë e Forumit të Biznesit Austri – Maqedonia e Veriut në Vjenë

OEMVP pjesë e Forumit të Biznesit Austri – Maqedonia e Veriut në Vjenë

Kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste të OEMVP-së, znj. Qanije Selimi, mori pjesë në Forumin e Biznesit Austri – Maqedonia e Veriut, i cili u mbajt në Vjenë të Austrisë.

Delegacioni i RMV u udhëhoq nga Kryeministri i RMV, z. Hristijan Mickoski, me përfaqësues të lartë shtetëror dhe të Odave ekonomike të vendit, duke theksuar rëndësinë strategjike të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Forumi shërbeu si platformë për riafirmimin e marrëdhënieve ekonomike mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për prezantimin e mundësive konkrete për investime të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive nga të dy vendet.

Pjesëmarrja e OEMVP-së në këtë forum dëshmon përkushtimin e saj në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe fuqizimin e rolit të bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare.