Home / Lajmet / Njoftime / Konferencë: Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012

Konferencë: Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012

Tregu Energjetik –  Evropa Juglindore 2012

Paketa e tretë e tregut të përbashkët të BE-së si biletë hyrëse në Bashkimin Evropian

(06 Shtator 2012, Swiss Diamond Hotel Prishtinë, Kosovë)

 

       Sektori i energjisë së Evropës Juglindore është çelës për rritje ekonomike rajonale, rritje prosperiteti dhe njëkohësisht hapës i derës në rrugën për në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh që përmes burimeve natyrore në Evropën Juglindore ofrohen mundësi të shumta për investime. Evropa Juglindore përmes themelimit të Komunitetit të Energjisë obligohet t’i përmbushë direktivat evropiane të energjisë, gjë që i ballafaqon pjesëmarrësit e tregut me sfida të mëdha.

          Tregu Energjetik Evropa Juglindore 2012 vë në dispozicion një platformë mbi të cilën vendimmarrësit nga ekonomia energjetike dhe politika mund të shkëmbehen drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin në lidhje me sfidat aktuale, mundësitë e investimeve dhe trendet e së ardhmës. Gjithçka sillet rreth këtyre temave:

▪ Tregjet energjetike të së nesërmës në Evropën Juglindore – kah është duke shkuar rrugëtimi i tyre?

▪ Sfidat aktuale dhe implementimi i obligimeve të liberalizimit

▪ Potencialet e energjive të ripërtëritshme dhe efiçienca e energjisë

▪ Shembuj të projekteve të realizuara ose të planifikuara për gjenerim, shpërndarje dhe efiçiencë të energjisë në Evropën Juglindore

 

            Në këtë konferencë do të marrin pjesë menaxherë ekzekutiv, struktura udhëheqëse dhe vendimmarrës të tjerë nga: politika, ndërmarrje për furnizim me energji, ndërmarrje me qëllime për investime, agjencione të energjisë, shoqata dhe organizata të ndryshme me interes, institucione financiare, firmat softwerike, institucione publike me fokus në ekonominë energjetike e të tjerë.

 

Për më tepër informata kontaktoni në e-mail: fatima.vela@oemvp.org