Home / Lajmet / Njoftime / Takim Pune me Ambasadoren e Gjermanisë z-nj. Gudrun Elisabeth Steinacker

Takim Pune me Ambasadoren e Gjermanisë z-nj. Gudrun Elisabeth Steinacker

 

  Takimi  në mes OEMVP-së dhe Ambasadorit te Republikës Federale të Gjermanisë zonjës Gurdun Elisabeth Steinacker u zhvillua si rezultat i thellimit të bashkëpunimit në mes Odës si përfaqësues dhe mbrojtës i interesave të kompanive në Maqedoninë veri-perëndimore dhe kompanive antare që në veti kanë kapitale te kombinuara dhe partneriteti me kompani nga Gjermania.

  Ky takim në mes tjerash, shërbeu për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, ku të dy palët e interesuara u dakorduan për fillimin e grupeve punuese për organizimin e një konference  biznesi të përbashkët në Maj të vitit 2013. Në konferencë do të ftohen Kompani të vogla dhe të mesme nga Gjermania me mundësi e gjetjes të partnerëve potencial në Maqedoni dhe për të Investuar në fushat  e interesit që do të caktohen paraprakisht nga organizatorët.

  Ambasadorja Steinacker, gjithashtu prezantoi dy investimet kryesore që janë bërë nga kompanitë Gjermane në Maqedoni ajo e Drexel Myer ne Kavadar dhe një tjetër  në Manastir, dhe sygjeroi se në konferencën e planifikuar në Maj 2013 do të jetë një mundësi tjetër për investime të kompanive Gjermane në Maqedonië veri-perëndimore.   Gjithashtu në këtë takim u diskutua sistemi edukativ arsimor në Maqedoni, gjë për të cilën kryetari  Menders Kuçi dhe Ambasadorja  kishin qëndrime të përbashkëta, tema e diskutimit ishin reformat në arsim që duhet të bëhen lidhur me programet arsimore që në vete duhet të përmbajnë domosdoshmërinë e punës praktike me qëllim që punëdhënsit ti lehtësohet në përzgjedhjen me burime njerëzore.

  Në shtator, OEMVP-ja planifikon të organizojë takime me anëtarët e saj me qëllim që të shoh interesat që kanë kompanitë anëtare, të përcaktohet profili dhe fusha e interesit që do të ndihmonte në fillimin e punëve të grupit punues lidhur me konferencën e planifikuar.

2