Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Debat shkencor në UT- Iseni: Vendit tonë i mungon një strategji nacionale ekonomike

Debat shkencor në UT- Iseni: Vendit tonë i mungon një strategji nacionale ekonomike

Debat shkencor në UT- Iseni: Vendit tonë i mungon një strategji nacionale ekonomike

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni, ishte njëri nga folësit në debatin e organizuar nga Universiteti i Tetovës me temë ‘Sfidat ekonomike në periudhën post pandemike’.
Në fjalën e tij, Iseni shpalosi qëndrimet e OEMVP-së dhe anëtarësisë së saj duke i vënë në pah anomalitë e ekonomisë tonë të cilat e bëjnë që ekonomia jonë të jetë më e ndjeshme në këto valë krizash.
Ai gjithashtu potencoi se vendit tonë i mungon një strategji nacionale ekonomike e cila do e harton rrugën ekonomike të vendit por njëashtu theksoi faktin që kemi një normë të ulët të prodhimit dhe eksportit që edhe më tej e bën të vështirë tejkalimin e krizave.
Iseni ndër tjerash tha se edhe me krizën e inflacionit dhe energjetikës, bashkëpunimi mes institucioneve dhe biznesit duhet të thellohet, sepse në vendet më të zhvilluara kjo ndodh dhe si praktikë ka rezultuar të jetë e mirë dhe efikase.
Në këtë debat kishte edhe personazhe të shquara të botës akademike dhe ekonomike të cilët diskutuan mbi këto tema të krizës së pandemisë, inflacionit dhe krizës energjetike të cilat paraqesin një sfidë të ekonomive në nivel global e jo vetëm rajonal.