Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha pjesëmarrës në Forumin Ekonomik të Venedikut.

Kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha pjesëmarrës në Forumin Ekonomik të Venedikut.

Kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha pjesëmarrës në Forumin Ekonomik të Venedikut.

Nën organizim të API-NORDEST u realizua Forumi Ekonomik i Venedikut ku i ftuar ishte kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha, përfaqësues të lartë qeveritarë dhe të ftuar tjerë nga komuniteti i biznesit.
Sipas të dhënave të Entit statistikor, Italia është ndër dhjetë partnerët më të mëdhej tregtarë të Maqedonisë së Veriut, prandaj qëllimi i takimit ishte rritja e bashkpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe mundësisë për investime në RMV.
Përveç forcimit të marrëdhënieve të mira të biznesit, ne si Odë duhet të punojmë së bashku për të reduktuar pabarazitë tregtare dhe për të inkurajuar kompanitë për partneritete dhe bashkëpunim të ndërsjellë, gjithashtu është e nevojshme të shqyrtohet mundësia e uljes së tarifave doganor të cilat janë mjaft të larta për produktet që importojmë nga Italia- theksoi mes tjerash z. Hoxha.
Promovimi dhe avancimi i intersave të komuniteti të biznesit brenda dhe jashtë vendit ngelet një nga prioritetet e OEMVP dhe është gjithmonë promovuese e bashkëpunimit ndërshtetëror në nivel rajonal dhe më gjërë.

2