OEMVP edhe me më shumë shërbime për bizneset – nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Agjencinë për Promovimin e sipërmarrjes në RMV
Në suaza të veprimtarisë dhe në shërbim të vizionit dhe misionit të saj, OEMVP gjegjësisht kryetari Mendi Qyra nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Agjencinë për Promovim të sipërmarrjes në RMV, si një hap i rëndësishëm për tejkalimin e shumë barrierave administrative dhe burokratike, me të cilat përballen bizneset, sidomos në procedurat e aplikimeve për grante dhe mbështetje nga institucionet.
Kryetari Qyra potencoi se është më se e domosdoshme të punohet drejt krijimit të një mendësie të re e cila synon që të i afrojë bizneset dhe institucionet me qëllim të rritjes së efikasitetit.
Drejtori i Agjencisë z. Imer Imeri, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me anëtarësinë e OEMVP-së duke potencuar rëndësinë e qasjes së hapur të institucionit që ai përfaqëson.
Ky memorandum parasheh bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy palëve me çka mund të ketë nisma në sfera të ndryshme me qëllim përmirësimin e klimës ekonomike dhe promovimin e sipërmarrësisë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe inovacionin tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
OEMVP vazhdon të zgjerojë rrjetin e partnerëve të saj me të vetmin qëllim, për ti përforcuar shërbimet ndaj anëtarëve, sidomos në periudhë kur qasja në financa dhe likuiditeti është shndërruar në sfidë.