Shkup, 27.04.2022 – Kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha ishte pjesë e konsultimeve që u realizuan nën patronatin e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Stevo Pendarovski, në të cilën ekspertë të shquar nga fusha e ekonomisë dhe financave diskutuan mbi përpilimin e Kornizës për zhvillim “MKD2030”, e cila përcakton politikat që duhet të arrihen deri dekadën e ardhshme me qëllim që shteti të bëhet një vend më i mirë për jetë, punë dhe aktivitete shoqërore.
Një prej prioriteteve të këtij dokumenti është “Intensifikimi i zhvillimit ekonomik”, së cilës Kryetari i OEMVP i dha theks të veçantë duke qenë se përkrahja e sektorit privat dhe përmirësimi i klimës së të bërit biznes paraqet parakusht për përforcimin e zhvillimit ekonomik në RMV.
Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është gjithmonë e hapur për bashkëpunim me institucionet shtetërore me qëllimin e vetëm mbrojtjen e interesave të bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.






