Prezantimi i projektit "3Es – Arsim, punësim dhe barazi per gratë e bashkësive etnike"

Prezantimi i projektit "3Es – Arsim, punësim dhe barazi per gratë e bashkësive etnike"

SPOZORI GJENERAL

  Më 30 Janar 2013 (E Mërkurë), në Kolegjin Willson në Bërvenicë – Tetovë, prej 11:00 deri 12:30 u realizua prezantimi i projektit “3Es – Arsim, punësim dhe barazi per gratë e bashkësive etnike”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave të Bërvenicës dhe Bogovinës, të cilët edhe patën fjalim të shkurtë në lidhje me integrimin e grave në tregun e punës dhe përkrahjen e tyre si komunë për këtë projekt.

  “Shkolla Woodrow Willson si nikoqire e përfaqësuesve të këtij projekti është shembull konkret dhe ideal i një institucioni ku objektivat e këtij projekti janë të realizuara dhe vazhdojnë të funksionojnë me sukses”, deklaroi Fatmir Bytyqi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore. 

  Mesazhi i drejtoreshës së shkollës, znj. Elita Masha, ka konfirmuar këtë pohim me faktin që rreth 80% e të punësuarve në këtë institucion arsimor janë të gjinisë femërore.

  “Unë si femër, kam vënë besim dhe përkushtim të plotë në punësimin e 15 shtëpiakeve me arsim fillor. Gratë e papunësuara më parë, i kemi trajnuar dhe sistematizuar brenda institucionit nëpër sektorët përkatës. Sot shkëlqejnë plotësisht të pavarura, me motiv dhe përkushtim të lartë”, ka deklaruar Masha.

  Të pranishmive iu drejtua edhe znj. Elena Grozdanova nga Ministria për punë dhe politikë sociale, këshilltare shtetërore për mundësi të barabarta.

  Në fund, nga projekt menaxheri u prezantua në pika të shkurta i gjithë projekti, dhe më pas për të gjithë të pranishmit kishte koktej.


 

                                                                                               
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore Shoqata për Zhvillim Lokal Rural Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok

 

 

 

 Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian          


SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA