Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Vendimet nga seanca e Kuvendit të OEMVP-së

Vendimet nga seanca e Kuvendit të OEMVP-së

  Në bazë të Statutit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (Neni 14 dhe Neni 12), Kuvendi i OEMVP-së në seancën e vet të mbajtur më datën 26 Janar 2013, solli vendim për zgjedhjen e 65 anëtarëve të saj, me mandat në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh.

  Poashtu, në bazë të Statutit (Neni 14 dhe Neni 13), Kuvendi solli vendim për kooptim të anëtarëve të rinj në Këshillin Drejtues dhe në Këshillin Mbikqyrës.

  Për anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues zgjedhen: Elita Masha (Woodrow Willson School nga Bërvenica, Tetovë), Ramazan Bajrami (Bujarija, Kërçovë), Ylli Marku (UFS – Western Union, Shkup) dhe Nebi Hoxha (Smaragd, Shkup).

    Për anëtarë të rinj të Këshillit Mbikqyrës zgjedhen: Fillor Mersimi (Ignacia Stil, Manastir), Ibrahim Islami (Metaleks, Tetovë), Rexhail Mustafi (Lami Form, Kumanovë), Agim Qerimi (Gips Imobilia Dizajn, Shkup), Muharrem Murtezani (Alma M, Shkup) dhe Xhemail Ramadani (Kondovo, Shkup).