Viti 2018 me shërbime të reja për anëtarët!
01 Shkurt 2018 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi takimin e punës gjatë të cilit u definuan aktivitetet e planifikuara për vitin 2018, me fokus të veçantë në shërbimet dhe trajnimet për anëtarët. Edhe ky vit vijon me shtimin e shërbimeve të reja, duke mos u ndalur në asnjë çast në misionin tonë për të qenë në funksion të plotë të biznesit.
Për të vazhduar të përballojmë sfidat dhe të mbështesim anëtarët me shërbimin e nivelit dhe cilësisë së lartë, gjatë takimit u diskutuan disa ndryshime efektive në mënyrën e funksionimit të Odës dhe aktiviteteve të saja.
Ky plan i punës paraqet prioritetet e OEMVP-së dhe jep përmbledhje të aktiviteteve të planifikuara për realizimin e synimeve të caktuara. Duke qenë të vetëdijshëm se mund të ketë edhe zhvillime të reja, plani i punës është dokument që do të rishikohet dhe evoluojë vazhdimisht.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si gjithmonë është në shërbim të anëtarësisë së vet, prandaj nga ky vit ka bërë edhe azhurimin e shërbimeve për anëtarët ekzistues dhe ato potencial, duke synuar me këtë të plotësojmë nevojat e tyre.
Qëllimi i këtij plani vjetor është përcaktimi i hapave kryesore të cilët do i ndërmerr Oda gjatë vitit 2018 me qëllim të kryerjes së përgjegjësive të veta në mënyrë profesionale që t’u bëjnë ballë të gjitha sfidave.
Viti 2017 ka qenë një vit i suksesshëm për OEMVP-në, por shpresojmë që 2018-ta të jetë edhe më e suksesshme, siç janë edhe pritshmëritë e anëtarëve tanë.