Gjatë kësaj periudhe ekonomia e vendit tonë, por edhe më gjerë u godit nga pandemia COVID-19, duke vështirësuar kështu veprimtarinë e shumë bizneseve. Kjo periudhe ka ndikuar që kompanitë të kalojnë nëpër sfida të mëdha dhe të kërkojnë zgjidhje se si të ballafaqohen me vështirësitë. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vjen në ndihmë, në atë mënyrë që do të Ju mundësojë 15 kompanive mikro dhe të vogla të adaptohen në realitetin e ri post COVID-19.
OEMVP shpall thirrje për: Program për transformim të 15 kompanive mikro dhe të vogla pas krizës COVID-19. Ky program do të realizohet nëpërmjet Projektit të USAID për zhvillimin e ekosistemit afarist – “Krijimi i mundësive të punës për NMVM në Maqedoninë e Veriut 2.0”.
15 kompanitë e para mikro dhe të vogla të cilat do të paraqiten, do të përfitojnë:
- 1 vit anëtarësi falas në OEMVP;
- Biznes plan për kompaninë tuaj;
- Trajnime dhe mentorim;
- Kyçje në rrjetin e furnizimit të OEMVP-së me mbi 2000 anëtarë;
- Video promovuese falas.
Shpejtoni dhe rezervoni vend për kompaninë tuaj duke u paraqitur në e-mail adresën anilaejupi@oemvp.org si dhe në nr. e tel. 078-327-893!






