U mbajt biznes forumi me kompani nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

Sot në Shkup u mbajt biznes forum historik, në të cilin ishin të pranishëm përfaqësuesit e qeverive të të dy shteteve z. Zaev dhe z. Cipras, me mbi 400 kompani dhe biznismenë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Delegacion nga OEMVP-ja dhe kompanitë e saj anëtare ishin të pranishme në këtë forum. Kompanitë e kishin mundësinë që të zhvillojnë takime B2B me kompani nga Greqia, të cilat do të ndihmojnë në krijimin e bashkëpunimeve të reja mes kompanive të këtyre dy shteteve, që është një hap shumë i mirë për fillimin e një epoke të re në përmirësimin e marrëdhënieve mës këtyre dy shteteve.

Në kuadër të këtij forumi u nënshkruajt edhe memorandum bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.