28 Tetor 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacioni Albiz organizuan trajnim dy ditor në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e organizatave joqeveritare (OJQ) në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Gjatë trajnimit janë prezantuar informacion mbi atë se si funksionon sektori i biznesit, ngritja e kapaciteteve për identifikim të partnerëve potencial nga sektori i biznesit dhe ngritja e kapaciteteve për lobim të përbashkët para organeve të qeverisjes qendrore dhe lokale.
Në këtë trajnim morrën pjesë përfaqësues të rreth 20 OJQ-ve nga platforma joformale e projektit nga qyteti i Kumanovës dhe Tetovës.
Trajnime të njëjta në periudhën e ardhshme do të mbahen edhe për OJQ-të nga qytetet tjera të Maqedonisë.








