Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë e Energjisë dhe Ndërtimit në Tiranë

31 Tetor 2016 – Në Tiranë,  më 27-29 Tetor 2016, u zhvillua Panairi Ndërkombëtar “Energjia & Ndërtimi” nën moton “Ndërto me energji një të ardhme më të mirë”. Ky panair, që organizohet nga “Tirana Expo Center” me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë kishte në fokus ekspozimin e potencialeve të Shqipërisë, për t’u mundësuar kompanive të huaja të njihen me potencialet e tregut shqiptar.

Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë e Energjisë dhe Ndërtimit kishte për qëllim promovimin e industrisë kombëtare shqiptare dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal, duke siguruar në një mjedis të përbashkët adresimin e sfidave dhe problemeve, por edhe zgjidhjet përmes takimeve bilaterale, negociatave dhe nxitjen e bashkëveprimit rajonal dhe institucional në përputhje me pritshmëritë e kompanive pjesëmarrëse.

Në këtë panair morri pjesë edhe kompania anëtare e OEMVP-së Trim&Lum nga Struga, e cila merret me ndërtim, investim dhe projekte zhvilluese në Maqedoni e themeluar që në vitin 1992.

Ky panair është i vetmi i këtij lloji që promovon në një mjedis tërësisht profesional të gjithë zinxhirin e industrisë duke u fokusuar në dy baza kryesore: ndërtimin dhe energjinë.

Comments are closed.