TOP 100™, tani më e mbrojtur me markë tregtare – OEMVP
Eventi prestigjioz TOP 100™, i karakterit ekonomik tani më është brenduar dhe i mbrojtur me markë tregtare.
OEMVP organizon këtë ngjarje për më shumë se një dekadë, dhe TOP 100™ si nocion është edhe sinonim i Odës, mirëpo tani të njejtës i është pranuar e drejta e markës tregtare nga Enti Shtetëror për pronësi industriale.
Tani është evidente që, pjesëmarrja në këtë event specifik për OEMVP-në, i jep nderin kompanisë tuaj të jetë pjesë e një ngjarjeje unike jo vetëm në vend por edhe në rajon.
OEMVP do të vazhdojë rrugëtimin e saj në mbrojtjen e interesit dhe klimës të të bërit biznes, duke u etabluar edhe më tej si institucioni më relevant në vend.