Të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Ligji për marrëdhënie pune dhe propozim Ligjin për praktikantë

25 Janar 2017 – Me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të zbatimit të ligjeve në Republikën e Maqedonisë përmes projektit të USAID “PARTNERITET PËR RREGULLATIVË MË TË MIRË AFARISTE”, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi sesion informativ në temën: “Çështjet prioritare dhe problemet për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës” dhe “Përgatitja e një projektligji për Ligjin për praktikantë – diskutime në temën: nevojat, përvojat dhe sugjerimet.”

Sesioni informativ u organizua në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë,  Odën Ekonomike të teknologjisë informative dhe komunikimit (MASIT), Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe EPI Centar Internacional, partnerë në Projektin e USAID: “Partneritet për Rregullativë më të mirë afariste”.

Gjatë info sesionit pjesëmarrësit kishin mundësinë të kenë një diskutim interaktiv dhe shkëmbim të përvojave për të arritur në përfundime konkrete për tejkalimin e barrierave ekzistuese në procesin e zbatimit ligjor dhe gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme si dhe përgatitjet për një ligj të ri si nevojë dhe iniciativë për rregullimin e praktikave në vend.

Edhe në periudhën e ardhshme, OEMVP do të vazhdojë të punojë në zgjidhje konstruktive për pajtueshmëri më të mirë ligjore të kompanive dhe mekanizmat mbështetës për dialogun publiko-privat në mes të gjithë aktorëve.

Info sesioni i radhës me temë “Rregulloret ligjore në fushën e mjedisit jetësor në funksion të zhvillimit, promovimit dhe konkurrencës së kompanive” do të vazhdojë më datë 30 Janar 2018 (E Martë) në Qendrën për Zhvillim të Biznesit pranë Universitetit të Evropës Jug-Lindore – Tetovë me fillim në ora 10:00 – 14:00.