OEMVP organizoi infosesionin me FIZHT, thirja “Me transformim digjital deri ne inovacione”
Sot, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore me Fondin për Inovacione dhe Zhvillim teknologjik së bashku me @Increasing Market Employability, organizuan një sesion informativ për sfidën “Me transformimin digjital deri në inovacione”.Në këtë infosesion morën pjesë ndërmarrje nga sektori i agro-ushqimit anëtare të OEMVP-së, të cilët patën mundësinë të njihen më hollësisht me kushtet dhe kriteret e sfidës nga ekipi i FIZHT dhe IME.
Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni në fjalën e tij potencoi se transformimi digjital gjegjësisht, digjitalizimi është element kyç për biznesin dhe ekonominë posaçërisht në vitet e fundit ku konkurrueshmëria është duke u forcuar në tregun vendor, regjional por edhe atë botërorë dhe nëse ekonomia jonë arrin të mban hapin me shtetet më të zhvilluara, do të arrijë vetëm nëpërmjet digjitalizimit apo transformimit digjital dhe inovacioneve.
DFIZHT Halili theksoi se FIZHT deri më tani ka mbështetur rreth 90 projekte inovative nga ky sektor, me investime të përbashkëta prej gjithsej 13.5 milionë euro. Gjithashtu, pritjet janë që ky numër të rritet ndjeshëm përmes mundësive që ofrohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të nisur më shpejt procesin e digjitalizimit dhe transformimit digjital të proceseve të biznesit. Ky hap është i nevojshëm për ndërmarrjet që duan të ecin përpara, të bëhen më efikase dhe konkurruese në treg, shtoi Ai.
Buxheti i përgjithshëm i thirrjes është 18.450.000 denarë.
Më shumë detaje rreth sfidës janë në dispozicion në: https://fitr.mk/digitalna-transformacija/