Takim me z. Qehaja, Ambasadori i ri i Rebublikës së Kosovës në Maqedoni

Kryetari i OEMVP z. Nebi Hoxha dhe drejtori ekzekutiv z. Drilon Iseni, mirëpritën në takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës në vend, z. Florian Qehaja.
Кrytari Hoxha e uroi Ambasadorin per funksionin e ri, duke theksuar se Oda është gjithmonë e hapur dhe e gatshme për bashkëpunim në të gjitha fushat.
Gjatë takimit u prezentua puna e Odës dhe misioni i saj që të avancojë dhe promovojë interesat afariste brenda dhe jashta vendit.
Hoxha theksoi që Kosova është partner i rëndësishëm tregtarë i vendit tonë prandaj fokusi jonë ngelet në thelimin e bashkëpunimit tregtar mes vendeve për të arritur që të fuqizohemi në tregun rajonal dhe atë evropian.

OEMVP si përfaqësuese legjitime e interesave të komunitetit të biznesit ngelet e përkushtuar në avancimin e raporteve ndërshtetërore si dhe rritjen e bashkpunimit ekonomik dhe tregëtar.