Në këtë takim, z. Bernhard Boehm tha se janë duke e përgatitur Raportin në lidhje me përparimin e shtetit në plotësimin e kriteriumeve të Unionit Evropian, publikimi i të cilit planifikohet diku rreth muajit Tetor, dhe për këtë shkak përveç opinionit qeveritar, është i interesuar edhe për opinionin e sektorit privat, OJQ, odave ekonomike e tjerë.
Gjithashtu, u diskutua për kapacitetet administrative, duke marrë parasysh burimet me të cilat është e pajisur administrata dhe shërbimet që ofron ajo për komunitetin e biznesit. Një ndër pikat ishin edhe procedurat (regjistrimi i ndërmarrjes, liçencat, proceduart e falimentimit e tjerë) dhe pagesat nga sektori publik.
Takimi u përmbyll me përshtypjet nga sistemi ligjor, investitorët e huaj dhe sfidat të cilat autoritetet duhet të adresojnë.



