Takim me kompanitë e Kumanovës

    Takimi u mbajt në USHT – Kumanovë, me fillim në ora 11:00, bashkë me përfaqësuesit e kompanive të Kumanovës dhe stafi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, me kryetarin z. Menderes Kuçin.

       Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në Kumanovë mbajti takimin prezantues me bizneset e rajonit të Kumanovës dhe Likovës në kuadër të projektit Karvani i OEMVP-së. Kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej dhe ka synime të tjera për promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni. Ai me theks të veçantë përmendi bashkëngjitjen e bizneseve shqiptare të Kumanovës, në këtë institucion organizues, që mbron dhe promovon bizneset brenda dhe jashtë vendit. 

     Drejtori i OEMVP, z. Fatmir Bytyqi informoi mbi punën, arritjet dhe planet e mëtejme të kësaj ode, duke shtuar se pas aktivitetit 7 vjeçar, OEMVP është shëndërruar në partner të barabartë i odave ekonomike në Maqedoni dhe më gjërë. 

      Sipas tij, OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra , duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera. 


Comments are closed.