Takimi u mbajt në sallën e konferencave në Universitetin e Europës Juglindore, me fillim në ora 10:30, ku ishin prezent përfaqësues të kompanive nga rajoni i Tetovës dhe stafi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore, bashkë me kryetarin z. Menderes Kuçin.
Pas një prezantimi të punës së OEMVP-së nga ana e Drejtorit Ekzekutiv, z. Fatmir Bytyqit, gjithashtu u prezantua edhe projekti i USAID-it, “Promovimi i investimeve dhe mbështetja e eksportit”, prezantim dhe vlerësim për industrinë e prodhimit të mobiljeve në rajonin e Pollogut, nga ana e z. Arben Halilit.
Më pas, u diskutua rreth problemeve të ndryshme që janë me rëndësi për kompanitë e këtij rajoni, dhe u propozuan mundësitë e zgjedhjes së tyre.
Në këtë takim ishin prezent edhe përfaqësues të bankave, shoqërive të sigurimit, institucioneve arsimore e tjerë. Takimi u përmbyll me prezantimin e shqetësimeve të kompanive si dhe nevojat e tyre për shërbime të ndryshme nga ana e OEMVP-së.



