Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Realizohet Mbledhja e II-të e Këshillit Drejtues pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Realizohet Mbledhja e II-të e Këshillit Drejtues pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Realizohet Mbledhja e II-të e Këshillit Drejtues pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Më 28 maj 2024, në Shkup, u mbajt Mbledhja e II-të e Këshillit Drejtues pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore nën drejtimin e Kryetarit të Odës, z. Mendi Qyra.

Ky ishte takimi i dytë për këtë vit dhe përfshiu disa çështje kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të punës së OEMVP-së. Përpara qeverisë së re, Oda prezantoi platformë ekonomike të detajuar me propozime konkrete për përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Implementimi i kësaj platforme do të jetë thelbësor për të siguruar një mjedis më të favorshëm për inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbetet e vendosur për të luajtur një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. Ne vazhdojmë të avancojmë, mbrojmë dhe promovojmë bizneset vendase dhe ndërkombëtare, me qëllim të krijimit të një mjedisi të favorshëm për inovacion dhe rritje ekonomike.

OEMVP është e përkushtuar të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për ndërmarrjet, duke forcuar bashkëpunimin mes tyre.

2